16.5 C
Tirana

I kërkuar në Itali për grup kriminal dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Më datë:

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Gjykata e Apelit Napoli/Itali, ka lëshuar Urdhër-Arrestin ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim Dokumentesh”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 45-vjeçarit në  Itali.

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 37”.

I kërkuar në Itali për “Grup Kriminal”, “Trafikim narkotikësh” dhe “Falsifikim dokumentash” kapet në Tiranë, 45-vjeçari nga Tirana.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën policore dhe bashkëpunimit të FAST ALBANIA  me Rrjetin Evropian (ENFAST),ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 37”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tiranës, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale u bë lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit G. B, alias E. P, 45 vjeç, banues në Tiranë .

Gjykata e Apelit Napoli/Itali, ka lëshuar Urdhër-Arrestin ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim Dokumentash”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 45-vjeçarit në Itali”, njofton policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkohet 1 vit burg për drejtoren e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Osmani: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron...

Berisha: Minimumi jetik është ligji i parë që do të miratohet pas votimit të qeverisë së re

https://www.youtube.com/live/mb4_FytoLFE?si=3zup7ht-upJc9LXO&t=1009 Kreu i PD Sali Berisha, në një lidhje live,...

Me drogë, armë dhe municion në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Berat

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në...