Dumani: Rritet vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në 59.7%

Më datë:

Kreu i Strukturës së Posaçme, Altin Dumani, ka prezantuar ditën e sotme para Këshillit të Lartë të Prokurorisë raportin vjetor të SPAK-ut.

Dumani u shpreh se sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme ka ardhur në trend rritës. Sipas tij, vetëm në vitin 2024, arrin vlerën 65.5 milionë euro pasuri të sekuestruara e konfiskuara. Në vitin 2023 vlera e tyre arrinte rreth 41 milionë euro.

Kryeprokurori shpjegon se vlera e pasurive të sekuestruara zë 43.8% të vlerës totale ndërsa ato të konfiskuara 56%.

“Rritje është shënuar dhe numri i procedimeve për veprat penale i pastrimi të produkteve të veprave penale, krahasuar me vitin paraardhës. Kjo rritje është shënuar me masën 34%, ndërkohë që krahasuar me nivelin e vitit 2021, këto janë trefishuar. Gjatë vitit 2024, konstatohen në total 132 hetime të figurave me kallëzime nga individët dhe institucionet.

Nga ana tjetër, vihen re rënia e hetimeve të figurave nga Policia e Shtetit, nga 65 në vitin 2023 në 30 në vitin 2024.

Gjatë periudhës kohore 2021-2024, SPAK ka regjistruar një numër të lartë të procedurimeve të reja me një trend rritës kryesisht në vitet e fundit.

Vetëm gjatë 2024 janë regjistruar 328 procedime penale të reja, duke dëshmuar një rritje me rreth 9.7% krahasuar me vitin paraardhës.

Për veprat penale, të cilat janë në kompetencën e SPAK, krahas hetimit për veprat penale, nis edhe ai pasuror. Krahasuar me vitin 2023, vlera totale e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, ka shënuar një rritje të masën 59.7%. vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara gjatë vitit 2024, që përllogaritet në vlerën totale prej 65.5 mln euro, kundrejt rreth 41 mln euro në vitin 2023.

Prej tyre, vlera e pasurive të sekuestruara është shuma rreth 28.7 mln euro ndërkohë që për pasuritë e konfiskuara, kjo vlerë arrin shumën rreth 36.7 mln euro.

Kështu vlera e pasurive të sekuestruara zë 43.8% të vlerës totale ndërsa pasuritë e konfiskuara zë rreth 56% të vlerës totale.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...