I intubuar prej një jave, humb jetën nga koronavirusi 32-vjeçari nga Belshi

Më datë:

Një tjetër i ri ka humbur jetën për shkak të COVID-19. Alban Hidri, 32 vjeç, babai i një fëmije 2 vjeç ka humbur betejën me koronavirusin.

Mësohet se ai ishte i shtruar në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” ku prej një jave ishte intubuar.

32-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Ai ishte i angazhuar në politikë dhe aktualisht ishte kryetar i grupseksionit të PD në Belsh.

“Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19.

Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë miqtë e tij.

Whatsapp Image 2021 03 15 At 13.13.56

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...