I gjendet një pistoletë, shpallet në kërkim pronari i një servisi në Lezhë

Më datë:

Lezhë – A. M., 31 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, është shpallur në kërkim për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. L., 34 vjeç, punëtor në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit “.

Policia njofton se kishte informacion se pronari i një servisi në fshatin, Balldre, Lezhë, mbante armë zjarri pa leje dhe pas kontrolleve në këtë ambient kanë gjetur një pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e befasishme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, se pronari i një servisi në fshatin, Balldre, Lezhë, mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit A. M., 31 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. L., 34 vjeç, punëtor në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit “.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...