I dyshuar për atentatin ndaj Irfan Azizit, Gjykata e Beratit ‘arrest në burg’ në mungesë për Talo Çelën

Më datë:

Gjykata e Beratit ka caktuar sot masën ‘arrest në burg’ në mungesë për Talo Çelën, i cili dyshohet për atentatin ndaj Irfan Azizit.

Mësohet se dosja për Çelën pritet t’i kalojë për kompetencë SPAK-ut. Talo Çela është i akuzuar edhe për krime të tjera të rënda. Çelës pak muaj më parë i vranë vëllanë në Elbasan, Bujar Çelën.

62-vjeçari, baba i tri vajzave, u qëllua me mbi 10 plumba nga tre persona, të cilët sipas dëshmitarëve mbanin veshur uniforma policie. Dyshimet e para të Policisë ishin se Bujar Çela mund të jetë vrarë për hakmarrje ndaj vëllait të tij.

Kujtojmë gjithashtu se vitin e kaluar, më 7 korrik 2020, Policia e Shtetit vendosi si shpërblim 10 mijë euro për qytetarët që japin informacion për Talo Çelën. Sipas Policisë Talo Çela “është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit Haxhia”. Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim””.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...