I dënuar me 8 vite burg në Itali, policia e Vlorës prangos 58 vjeçarin

Më datë:

Është arrestuar në Vlorë Nikola Mersini, i dënuar në Itali me 8 vjet burg për trafik droge. Sipas policisë, 58 vjeçari u kap në një nga lagjet e qytetit. Pritet ekstradimi i tij në shtetin italian.

“Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Pursuit”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar nga Italia, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pursuit”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë.

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar këtë shtetas, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi”, thotë Policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...