Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Divjakë, në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim.
Shërbimet e Komisariati i Policisë Divjakë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit D. S., 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor.
Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë rast janë kryer nga Komisariati i Policisë Pogradec.


