15.5 C
Tirana

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Më datë:

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që ndodhi në Liban.

Sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandisë, Hedwig Waltmans-Molier e cila në të njëjtën kohë ishte e angazhuar në departmentin e burimeve njerëzore në ministri, ka humur jetën në spitalin ku ndodhej për trajtim.

Më tej, në deklaratën ku përmendet edhe mesazhi i ngushëllimit të dërguar familjes Watmans nga kryediplomati Stef Blok dhe ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit për Zhvillim, Sigrid Kaag, thuhet se çifti një javë më parë kishte përfunduar pushimet dhe ishte kthyer në Bejrut, ku dhe gjatë shpërthimit ndodheshin në shtëpinë e tyre.

Ministria holandeze ka bërë të ditur se krahas gruas së ambasadorit janë plagosur edhe 6 shtetas holandezë përfshirë punonjës të tjerë të ambasadës.

Holanda njoftoi se ka dërguar një ekip kërkim-shpëtimi prej 67 personash me qëllim për ndihmë ndaj shtetasve të saj në Bejrut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...