https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit - Drita Tv

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

“Libanit i duhet çfarëdo ndihme në çdo fushë dhe ka shpresë të madhe në vendet arabe vëllazërore”, tha Aoun pas një takimi në pallatin presidencial në Bejrut me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Duke iu bërë thirrje vendeve arabe të kontribuojnë në rindërtimin e Bejrutit, Aoun theksoi se “shkalla e katastrofës është e madhe”.

Ndërkaq, Gheit nga ana e tij tha se ai siguroi presidentin libanez për mbështetjen e Lidhjes Arabe për Libanin.

Shefi i Lidhje Arabe tha se ai do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare që Franca kërkon të organizojë për të mbështetur Libanin.

“Ne do t’ua përcjellim bashkësisë ndërkombëtare kërkesat e Libanit”, tha Gheit.

Dje, presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një vizite në Bejrut njoftoi se Franca, SHBA, Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Botërore do të organizojnë një konferencë globale për të mbështetur Libanin.

Në fillim të kësaj jave, një zjarr në një depo në Portin e Bejrutit çoi në një shpërthim masiv që shkaktoi dëme të mëdha të pronave në disa lagje të kryeqytetit. Të paktën 154 persona humbën jetën dhe rreth 6 mijë të tjerë u plagosën.

Qeveria libaneze njoftoi formimin e një komiteti për të hetuar shpërthimin brenda një periudhe prej pesë ditëve.

Shpërthimi tronditi Libanin përderisa po përjeton krizën e saj më të keqe ekonomike, duke përfshirë rënien dramatike të vlerës së paundit libanez ndaj dollarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi