Hoxha: Sot do t’i përcjell Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Më datë:

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi se do t’i përcjellë ditën e sotme Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në një prononcim për mediet, ministri Hoxha theksoi se, Ministria e Brendshme do të publikojë sot renditjen e kandidatëve për drejtorin e Policisë në faqen zyrtare.

Hoxha u shpreh se, “ky proces ishte shumë konkurrues, në bazë të meritave dhe të integritetit, i monitoruar nga dy misionet që asistojnë Policinë e Shtetit”.

Sot, shtoi Hoxha, “Ministria e Brendshme do të publikojë renditjen në faqen e saj zyrtare dhe unë do t’i përcjell kryeministrit, Këshillit të Ministrave, kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndreca flet për Veliajn nga burgu: Reagimet ndaj tij janë individuale

Nga burgu i Fierit, pas takimit me kryebashkiakun e...

Zhvillime në Spitalin e Fierit, ndalohet drejtori Arben Voja

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është...

Nga takimi me Zelenskyn te mesazhi për Rusinë, Rama: Nuk do të zhduket

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Ukrainës,...

Eric Wendt: Rinia është e ardhmja e Shqipërisë

Rinia shqiptare është çelësi i së ardhmes dhe zhvillimit...