Hoxha: Në qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën

Më datë:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim me homologun ukrainas, Andrii Sybiha.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha u shpreh se “diplomacia nuk kufizohet vetëm në sallat formale të takimeve, ajo zhvillohet kudo, edhe gjatë pritjes për fluturimin e radhës drejt angazhimit të ardhshëm”.

Duke e konsideruar, si një takim të frytshëm, bisedën me homologun ukrainas, Hoxha tha se pati një shkëmbim të frytshëm dhe thelbësor mbi zhvillimet më të fundit në Ukrainë, përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës së padrejtë agresive të Rusisë, si dhe mbi panoramën më të gjerë të sigurisë evropiane.

Hoxha tha se “Shqipëria ka qëndruar fuqishëm përkrah Ukrainës që nga dita e parë e agresionit brutal rus dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me përkushtim të palëkundur, në çdo mënyrë të mundshme”.

“Gjithashtu, shkëmbyem pikëpamje mbi rrugëtimin tonë respektiv drejt Bashkimit Evropian dhe nënvizuam rëndësinë e ruajtjes së ritmit për procesin e anëtarësimit evropian të të dy vendeve.

Diskutimi ynë preku gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe aktivitetet e ardhshme, përfshirë një takim ministror që do të mbahet në qershor në Tiranë, duke rikonfirmuar bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet rajonal”, tha Hoxha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe sot,...

Rama: Bizneset shqiptare mbështeten nga Europa, nuk ka plan tjetër përveç BE-së

Këtë të martë, 12 maj, u nënshkrua marrëveshja për...

“Sfida për lidership nuk është aktivizuar”, Starmer-ministrave britanikë: Do të vazhdoj të qeveris

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka thënë ministrave të...

LDK surprizon me listën e kandidatëve, përfshin edhe Kreshnik Çollakun

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Kreshnik Çollaku, i...