13.5 C
Tirana

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i të ndjerit do të prehet në Shkodër

Më datë:

Sot, në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, po zhvillohen homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, po marrin pjesë në homazhe. Po ashtu dhe presidenti Bajram Begaj.

Ngjarja tragjike ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik dhe në sistemin e drejtësisë, duke rihapur shqetësimet për sigurinë në institucionet shtetërore. Vrasja e një gjyqtari në ambientet e gjykatës përbën një precedent serioz dhe alarmues për rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës në vend.

Ceremonia e homazheve do të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 11:00, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të institucioneve të drejtësisë, autoriteteve shtetërore, kolegëve, familjarëve dhe miqve të të ndjerit, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit Kalaja.

Pas përfundimit të ceremonisë në Tiranë, trupi i gjyqtarit do të përcillet për në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, ku në orët e pasdites (14:00–16:00) do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Astrit Kalaja u vra nga Elvis Shkambi, nipi i një prej palëve të përfshira në një proces gjyqësor për çështje pronësie që po shqyrtohej në seancë. Gjatë atentatit mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, gjithashtu pjesë në çështjen gjyqësore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i...

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

 Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump...

Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor...

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në...