17.5 C
Tirana

“Hiqja këtë mbulesën”, Rama ndërhyn në dekorin e shtëpive të rindërtuara në Kamëz

Më datë:

Kryeministri Rama, ka inspektuar ditën e sotme, disa shtëpi të përfunduara pas procesit të rindërtimit në Kamëz. Gjatë kësaj vizite ai ka qenë i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së kamzës, Rakip Suli.

Rama ka biseduar me qytetarët, ndërsa u ka thënë se nuk mund të qëndrojë shumë gjatë për vizitë sepse nëse vazhdonte kështu, nuk do dilte koha për të inspektuar punimet në shtëpitë e tjera.

“Përshëndetje, se kemi edhe të tjera, po filluam kshu nuk mbarojmë dot. Respekte, të falenderoj shumë”- tha Rama.

Më tej kryeministri pyeti edhe nëse qytetari që po merrte në dorëzim shtëpinë, kishte pasur besim se do të rindërtohej banesa e tij. Në inspektimet që po bënete, kryeministri vuri re një mbulesë që nuk i pëlqeu si dekor, dhe i kërkoi qytetarit që t’a hiqte.

“Rama: Ke pas besim që do bëhet ?
Qytetari: Tepër besim
Rama: Hiqja këtë mbulesën. Shum mirë e ? Më e madhe se ç’ishte apo… e më e madhe, në rregull.
Qytetarja: Gëzuar edhe festën e bajramit.
Rama: Rrofsh, respekte. Bajrami është nesër.
Gratë e dinë se cfarë është puna, nuk e dinë kollaj, kurse burrat e dinë kollaj. Hajde këtu, a ka qenë babi dyshues apo jo ?
Vajza: Jo jo, është njeri i mirë.
Rama: Moj unë e di se është njeri i mirë por po pyes për gjë tjetër”

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti takon ministrin francez për Evropën, diskutojnë për çështjet e sigurisë

Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, dje...

SHBA – Rutte mirëpret sanksionet e Trump ndaj kompanive ruse të naftës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mirëpriti dje...

Zbardhet dinamika e vrasjes së dy të rinjve në Durrës, katër të arrestuar për moskallëzim krimi

Policia e Durrësit njoftoi sot se është zbardhur dinamika...

Berisha: Po shtypet pluralizmi politik, parlamenti ka dalë jashtë çdo konteksti

Partia Demokratike në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer (KAS),...