18.5 C
Tirana

Hill: Nuk kishte një strukturë të qartë komanduese në UÇK

Më datë:

Diplomati amerikan Christopher Hill vijon këtë të mërkurë, më 12 nëntor, për të tretën ditë me radhë, dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Hill, i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, u pyet nga trupi gjykues se kush ishte përgjegjës në UÇK. Sipas Hill, ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të cilin mund të komunikonin për të ardhmen.

Hill gjatë dhënies së dëshmisë të tij në Hagë tha se nuk donte që Adem Demaçi të kishte rol udhëheqës në UÇK. Hill e cilësoi Demaçin si një person me mendime të forta dhe të vështirë për të bashkëpunuar.

“Ai ishte gjithmonë shumë i rreptë shumë strikt për çdo temë, kishte një lloj mllefi se kishte qenë i burgosur dikur, njihej si një person me opinione shumë të forta ndaj Serbisë, nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje, kishte opinione shumë të forta dhe shumë mirë që kishte opinione të veta dhe u qëndronte fortë, por në aspektin e bashkëpunimit ishte shumë i vështirë dhe ne nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si person”, tha Hill.

Gjatë pyetjeve të trupit gjykues, Hill tha se Demaçi mendonte se duhej të kishte pozicion udhëheqës në UÇK për shkak të vuajtjeve të tij të mëparshme.

“E saktë, e kam takuar disa herë dhe ndonjëherë personat që kanë mendime të forta kanë edhe ndikim dhe nuk doja të isha në një situatë ku nuk i dija mendimet e tij, por për faktin e bashkëpunëtorëve tanë, personalisht unë nuk isha në favor të z. Demaçi që ta konsolidonte këtë ekip. Duhet të kuptoni që në mungesë të sistemit komandues, kishte një lloj lufte për pozicione mes personave dhe ai mendonte se kishte vuajtur më shumë se të tjerët dhe i takonte rrjedhimisht një rol drejtues.

Nuk më takonte mua të caktoja se kush duhet të kishte rol udhëheqës apo drejtues, por unë nuk doja që të ishte ai personi që të konsolidonte këtë rol, pra ishte shqetësim, sepse kur takon amerikanët ata marrin një pozicion tjetër, kanë një lloj influence, kështu që unë e takova personin në mënyrë që të shmangia një situatë që ai ta shfrytëzonte takimin që ta avanconte pozicionin e vet”, tha diplomati amerikan.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës, për çka ata janë deklaruar të pafajshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani: Drejtësia për viktimat e luftës, borxhi më i madh që Kosova ka si shtet e shoqëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se drejtësia për...

U thirr për 21 janarin nga SPAK-Berisha: Njoftimin të ma dërgojnë siç kanë bërë me të tjerat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon pavlefshmëri: Nuk është respektuar procedura

U mbajt sot seanca paraprake me dyer të mbyllura...

Rama e Meloni firmosin marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit

 Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni...