7.5 C
Tirana

Hetimi për ndotjen në Metalurgjik/ 16 të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim. Prokuroria do të kryejë vetë matjet

Më datë:

Operacioni policor Metalurgjiku i cili çoi në pranga 16 persona dhe shpalli në kërkim 8 tjerë duket se do të kërkojë kohë të gjatë hetimesh. 

Teksa institucionet mjedisore bazohen në vetmonitorimin e kryer nga kompanitë, prokuroria do të kërkojë mendimin e një eksperti të pavarur për të kryer matjet e emetimeve në mjedis. Ekspertë të tillë kërkojnë shuma të majme parash  e në shumicën e rasteve çështjet limitohen në shifrat zyrtare.

Top Channel ju drejtua Agjencisë Rajonale të Mjedisit si institucioni i drejtpërdrejtë përgjegjës për situatën, por hasi në heshtje zyrtare. E njëjta situatë si zjarri që përfshiu landfillim e Elbasanit për 6 ditë me radhë në muajin korrik dhe nga institucionet e mjedisit nuk pati asnjë reagim zyrtar.

Burime bëjnë me dije se në kompanitë CCALV SHPK dhe GSA Ferrokrom shpk ka mbetje të ngurta të depozituara prej shumë vitesh të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë mjedisore.

Pak kohë më parë, duke ju referuar Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, Top Channel trajtoi problematikën që  zonat industriale në Shqipëri vazhdojnë prej dekadash të tëra të mbajmë të depozituara kimikate të rrezikshme dhe metale të rënda. Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit këto “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...