Hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian Pecorelli, Shqipëria i nis Italisë mostrën e eshtrave për ADN

Më datë:

Autoritetet shqiptare kanë nisur sot në drejtim të Italisë një mostër eshtre e gjetur në autmojetin e biznesmenit italian Davide Pecorelli, të zhdukur pak javë më parë në Pukë, me qëllim që të kryhen analizat e AND-së.

AND-ja e përftuar nga kjo mostër do të krahasohet me atë të vëllait të biznesmenit të zhdukur për t’i dhënë zgjidhje kështu misterit disajavor të zhdukjes së tij.

Ishin autoritetet italiane ato që pak ditë më parë ngritën shqetësimin për mosrespektimin e afateve në lidhje me dërgimin e mostrave të ADN nga Shqipëria në Itali.

Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri. Ai shkoi në Vlorë dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën, ku qëndroi për dy net.

Më 6 janar Davide humbi kontaktet me të afërmit, dhe nuk dihet nëse eshtrat në makinën e gjetur të djegur i përkasin atij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...