-0.5 C
Tirana

Hetimet për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Seanca në GJKKO shtyhet më 6 janar

Më datë:

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për në 6 janar të 2025, shqyrtimin e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në një prononcim për mediet pas përfundimit të seancës, avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Genc Gjokutaj, tha se “çështja është shtyrë për më datë 6 janar, ora 11:00”.

Sipas tij, subjekti “Home Plan” ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Gjokutaj theksoi se nuk ka asnjë diskutim për gjykim të shkurtuar për Berishën.

“Në asnjë mënyrë, ne nuk do të kërkojmë gjykim të shkurtuar, ne do të vazhdojmë gjykimin në themel, sepse ne kemi për të sqaruar. Ne tashmë fillojmë mbrojtjen tonë para gjykatës që do të jetë me dyer të hapura. Do jetë në prani të medias, ne do ta sqarojmë për aq sa na takon. Gjykimi i shkurtuar për Berishën është i përjashtuar”, tha avokati Gjokutaj.

I pyetur nëse pati komente për vendimin e lirimit të Berishës, Genc Gjokutaj u shpreh se “SPAK ka dorëzuar një ankim në gjykatën e Apelit të paargumentuar, një ankim krejt formal sepse ato janë ezauruara si faza, ka përsëritur dhe fakte që  gjykata nuk i ka hyrë fare. Ndërsa në këtë seancë nuk u diskutua fare masa e sigurisë”.

Gjokutaj u shpreh se “ne nuk do të kërkojmë gjykim të shkurtuar. Ne do ta sqarojmë për sa na takon çështjen kështu që gjykimi i shkurtuar për Berishën është  i përjashtuar”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në bulevardin kryesor të Kavajës, një i lënduar jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në...

Fosfori dhe jodi, rëndësia e tyre për trupin e njeriut

Fosfori është një mineral esencial i rëndësishëm për shëndetin...

“Durana Park, akt korruptiv”, Berisha: Të ngrihemi e të largojmë Ramën

https://www.youtube.com/live/J9Cs8K8K7Uw?si=DFjW-8L33G41QmAy&t=812 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e...

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje...