Apeli i Posaçëm heq vetëm sekuestron për banesën e së ëmës, Kryemadhi: Hakmarrje ndaj meje!

Më datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit ka hequr sekuestron për banesën e nënës së deputetes Monika Kryemadhi.

Ndërsa ka mbetur në fuqi vendimi për sekuestrimin e apartamentit të kësaj të fundit.

Megjithatë, në një prononcim për mediat para SPAK, Kryemadhi tha se do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Këtë proces gjyqësor ndaj saj, ajo e konsideron një “hakmarrje sa i përket Inceneratorit të Tiranës”.

Është hakmarrje, por patjetër nga ana ime duhet durim e konsistencë.

Ka edhe një avantazh, unë futem çik edhe pa radhë se mamaja ime në Gjykatën e Strasburgut.”

Duke qenë se dje e tha me humor se pas sekuestrimit “do jetojë në çadër ose kontenier”, gazetarët e pyetën a ka shanse që tanimë të zhvendoset tek nëna e saj, Fatimja.

“Unë kam jetuar gjithmonë me mamanë time.

Ndoshta se shqiptarët edhe nuk e mbajnë mend, kur kam ngelur shtatzënë me vajzën time të parë, ne s’kemi qenë as të fejuar e as të martuar me Ilir Metën.

Ne ishim të dy si dy të rinj që ça fluturon hahet.

Më hapi derën e shtëpisë, më dha dy dhoma që ne të jetonim me Ilir Metën.

Më pas mua m’u sëmur babai dhe ajo kishte nevojë për mua. Ne kemi jetuar bashkë që nga ’98-a, tha Kryemadhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...