12.5 C
Tirana

Hetimet/ Lufta për territor mes rivalëve të drogës, Erion Alibejt dyshohet se paguhej nga grupet kriminale me rezidencë në Dubai

Më datë:

Një ditë pas arrestimit të Erion Alibejt në Elbasan, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohet si porositës i 3 vrasjeve.

ka dyshime që Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare, rezident në Dubai (lidhje e kompanisë Bello) që trafikonin drogra të forta në Europë.

Alibejt i ngarkoheshin detyra për të eliminuar dhe dëmtuar grupet rivale që merreshin me të njëjtin aktivitet të paligjshëm.

 Nga hetimet dyshohet se konkurrenca në trafikun e drogës dyshohet se fshihet pas vrasjes se Emiljano Ramazanit e Regis Runajt.

Ndërsa vrasja e Bujar Çeles dyshohet se është mesazh për vellain e tij, Talo Cela i cili qëndron i fshehur. Dyshohet se i shumëkërkuari ka investuar ne industrinë e drogës duke prishur balancat.

Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por nuk ka marrë përsipër të jetë porositës i këtyre vrasjeve. Por grupi hetimor ka dyshime, duke u bazuar tek provat shkencore, se Alibej fshihet pas këtyre ngjarjeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...