Hetimet kundër FETO-s në Turqi, burgim të përjetshëm për 70 ish-kadetë

Më datë:

Në procesin gjyqësor lidhur me përpjekjen për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik 2016, 70 ish-kadetë të Akademisë së Aviacionit u dënuan me burgim të përjetshëm.

Në seancën dëgjimore para Gjykatës së Lartë Penale të 24-t të Stambollit morën pjesë 15 të pandehur nga gjithsej 72 të cilët ishin të përfshirë në procedurë.

Në vendim theksohet se 70 ish-kadetët e akademisë së aviacionit u dënuan me burgim të përjetshëm të rëndë për veprën penale “shkelje të Kushtetutës”.

Gjykatësi shtoi se është marrë parasysh sjellja e mirë e të akuzuarve gjatë seancës dëgjimore dhe gjatë gjithë procedurës penale dhe burgimi i tyre i rëndë i përjetshëm ishte shndërruar në burg të përjetshëm. Dy të pandehur u liruan.

FETO është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gulen me qendër në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste kanë avancuar në detyrë duke trukuar provimet me vite dhe duke depërtuar në institucionet e shtetit. Më pas, fillimisht më dhjetor 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndiqnin penalisht një numër të zyrtarëve të nivelit të lartë përmes një procesi të montuar për dyshim të korrupsionit.

Disa vjet më vonë, orkestruan përpjekjen e përgjakshme për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur, gjegjësisht një përpjekje për grusht shteti e kryer nga oficerët e infiltruar të FETO-s në ushtrinë turke.

Hetimet mbi organizatën terroriste FETO kanë zbuluar se kjo është një rrjet global që nuk paraqet kërcënim vetëm për Turqinë, por për çdo vend tjetër në të cilin është aktive. Kjo është theksuar në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët turq. Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 persona të tjerë u plagosën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...