8.5 C
Tirana

Haxhiu: Ndërhyrja për ndalimin e shpopullimit duhet të jetë urgjente

Më datë:

Sekretarja për Familjen dhe Kundër Shpopullimit në Partinë e Lirisë, Brunilda Haxhiu theksoi sot se “ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe për politikën dhe shoqërinë, ndaj dhe ndërhyrja duhet të jetë urgjente”.

Në një deklaratë për medie, Haxhiu tha se “mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë”.

“Të rinjtë tanë nuk e shohin të ardhmen në atdheun e tyre, por gjithmonë e më shumë largohen. Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe mospunësimit të rinisë në Europë dhe rajon. Shkalla e papunësisë për të rinjtë është 27.1 % (grupmosha 15- 24 vjeç) pra dyfish më e lartë sesa shkalla e papunësisë për të gjithë popullsinë”, nënvizoi Haxhiu.

Sipas saj, frenimi i zbrazjes së Shqipërisë duhet të bëhet shqetësimi kryesor i çdo shqiptari.

“Partia e Lirisë është e vendosur në misionin e saj. Dera jonë është e hapur për çdo patriot që do t’u kthejë shpresën shqiptarëve tek atdheu i vet”, tha Haxhiu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...