4.5 C
Tirana

Haga zgjat periudhën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi,

Më datë:

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Vendimi përfshin dhe shtetasit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, për akuzat vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, të akuzuarit duhet të mbesin në paraburgim, me arsyetimin se vendimi është proporcional dhe i nevojshëm.

Masselot ka vlerësuar se për ish-presidentin Thaçi vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet, dhe ekziston rreziku që ai të arratiset dhe të pengojë procedurat.

Në dhjetor, ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit u ngrit aktakuzë e re për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi.

Sipas aktakuzës, Thaçi “në periudhën 12 prill 2023 deri më 2 nëntor 2024, gjatë vizitave në paraburgim, u ka dhënë informacione konfidenciale për dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit”.

“Në aktakuzë më tej pretendohet se z. Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj, si dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me z. Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte të Thaçit dhe të tjerëve”.

Në aktakuzë, të dyshuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin për krimet e pretenduara të luftës ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i...

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

 Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump...

Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor...

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në...