13.5 C
Tirana

Grupi u shpall “non grata” nga SHBA, Ahmeti: Nuk kontestojmë vendimet e DASH

Më datë:

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se nuk i kontestojnë vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është futur në listën e zezë të SHBA-ve, duke u shpallur “non grata”

Ahmeti ka thënë se nëse vërtetohet fajësia, Grubi do të largohet vetë nga funksionet e partisë.

“Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të Shtetit, zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve sepse kjo e drejtë i njihet zotit Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit, dhe Grubi sigurisht nuk do as të dëmtojë subjektin e vet familjen e vet – Bashkimin Demokratik për Integrim, deri në momentin që ky proces të ketë një epilog”, ka thënë Ahmeti.

“Mendoj që Grupi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia. Grubi sigurisht do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë”, ka shtuar ai kur është pyetur nëse Grubi do të lirohet nga funksionet e partisë.

Më 9 dhjetor, DASH njoftoi se ka futur në listën e zezë të SHBA-së, Grubin dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti. Arsyeja, sipas Departamentit të Shtetit, përfshirja në “korrupsion të madh”.

Pas kësaj, Grubi ka reaguar në Facebook duke thënë se gjithmonë ka punuar “me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkim Evropian”.

“Ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht”, ka thënë ai.

Grubi që vjen nga radhët e BDI-së, ishte numri dy në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga viti 2020 deri më 2024.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...