Greqia propozon në BE një fushatë mbarë europiane për koronavirusin

Më datë:

Zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër plotësues i kryeministrit, Stelios Petsas, ka paraqitur në telekonferencën e ministrave të Kulturës së BE propozimin për një fond mbështetës për median këtë periudhë mjaft kritike shkaktuar nga Covid-19, por edhe për subvencionimin konstant, të qëndrueshëm e transparent.

“Mbështetja e medias është çështje demokracie. Mjetet e Informimit nuk janë thjesht një aspekt apo fushë e ekonomisë. Media është shtylla e demokracisë” ka theksuar Stelios Petsas.

Dy janë propozimet konkrete të Greqisë, që kërkon të adoptojë BE:

I pari, një fushatë mbarëeuropiane informative për Covid-12. Fushata që duhet të përfshijë të gjitha llojet e medias, do të informojë saktë e në kohë për fazën e lehtësimit të masave e çfarë duhet të dimë. Kjo fushatë do të ofrojë ndihmë ekonomike në median, por edhe informacion të qartë e të duhur, pa dallime, në gjithë Europën.

I dyti, një Fond Special për Arsye Emergjente ose në kuadrin e inisiativës “ Coronavirus Response Investment Initiative”, ose si ad hoc (një herë) vegël subvencionuese e Fondit Investitor të BE-së ose në forma investimi të ndryshme. Stelios Petsas ka kërkuar dhe sigurimin se respektohen të drejtat e autorit në të gjitha faqet elektronike, si dhe investime në trajnimin e specializimin e mëtejshëm të gazetarëve, përmes fondit special.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...