Greqia mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave me BE

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka marrë mbështetjen e homologut grek, Nikos Dendias për liberalizimin e vizave.

Në kudarë ët sesionit të 75-të të UNGA dy ministrat e jashtëm mbajtën videokonferencën ku diskutuan edhe për marrëveshjen e 4 shtatorit Kosovë-Serbi.

Haradinaj-Stublla thotë se ajo marrëveshje tashmë u hap rrugë njohjes reciproke në kufijtë ekzistuesë.
Kujtojmë se Greqia nuk e njeh Kosovën, por nga ana tjetër si vend i BE e mbështet për liberalizimin e vizave sa më shpejt.

STATUSI NGA MELIZA HARADINAJ-STUBLLA
Në kuadër të sesionit të 75-të të UNGA, mbajta sot një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Homologu grek më konfirmoi mbështetjen e madhe të Greqisë në përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të gjerë rajonal politik dhe ekonomik, për të ruajtur qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit, dhe fuqizuar perspektiven eurointegruese të rajonit.
Me Ministrin Dendias biseduam edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit, që i hapë rrugë marrëveshjes finale të njohjes reciproke në kufijtë ekzitues, dhe që respekton rendin kushtetues e karakterin unitar të Republikës së Kosovës.
Me homologun grek theksuam nevojën e thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, duke thelluar edhe më tej dialogun praktik që kemi me Greqinë.

 

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ushqimi që ua redukton rrezikun e presionit të lartë në gjak!

Gjatë dekadave të fundit, mjekët kanë studiuar mënyra për të parandaluar presionin e lartë të gjakut. Shumë ekspertë mendojnë se rregullimi i dietës mund...

“Restoranti policëve” vatër virusi/ Qëndronte hapur se kishte mbrojtje, infektoi disa persona

Një lokal që qëndronte i hapur përtej rregullave u bë vatra më e madhe dhe më e rrezikshme e Covid 19 në qytetin e...

Akademia e Shkencave, Fuga “dush të ftohtë” ministres: Dështim!

Akademiku Artan Fuga ka replikuar ashpër me ministren e Arsimit, Besa Shahini për Akademinë e Shkencave dhe mënyrën se si po reformohet ajo. Përmes një...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...