9.5 C
Tirana

Greqia goditet nga një tërmet 5.7 ballë

Më datë:

Një tërmet i fuqishëm është shënuar në Greqi para pak minutave. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 të shkallës rihter dhe epiqendra ishte 10 km në veri të Kanallákion. zonë shumë afër Janinës.

Tërmeti me thellësi 10 km u ndje në disa qytete në jug të Shqipërisë, madje edhe në Tiranë. Bëhet me dije se ka disa dëme të vogla në disa fshatra afër epiqendrës. Në fshatin Kanalaki regjistrohen disa dëme me shtëpi të rrëzuara, ndërsa ka edhe rrëshqitje shkëmbinjsh në rrugën nacionale. Në disa fshatra të zonës është ndërprerë energjia elektrike.

Sizmologët ndjekin situatën . Kishte paraprirë një termet prej 5.3 shkalla Rihter. Epiqendra e tërmetit kryesor kishte thellësi vetëm 8.3 km. Tërmeti goditi Greqinë në një kohë kur shteti fqinj ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 duke urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...