Komunikatë për media Lëvizja për Drejtësi – LD

Më datë:

Komunikatë për mediaLëvizja për Drejtësi -LD20.03.2020Prishtinë

Mungesa e ndërgjegjshmërisë politike është pa përgjegjësi ndaj qytetarëve! Lëvizja për Drejtësi është jashtëzakonisht e shqetësuar me rrjedhat politike në vend dhe me sjelljet e partive politike në qeveri.

 Kjo formë e sjelljes ka dëshmuar se ka mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë politike dhe ndërgjegjshmërisë qytetare të bartësve të koalicionit qeverisës.Sidomos në situatën kur jemi pranë një rreziku të madh siç është pandemia COVID – 19. Por jo vetëm, Kosova para vetes ka probleme të mëdha ekonomike e sociale.

E ka pasur luftën kundër korrupsionit e nepotizmit dhe mbi të gjitha ruajtjen e tërësisë territoriale dhe funksionale të vendit tonë karshi Serbisë.Përkundër gjithë kësaj, partitë e koalicionit e zgjodhën egon dhe interesat personale e grupore para interesave të Kosovës. 

Lëvizja për Drejtësi, ka qenë pjesë e listës zgjedhore të Vetëvendosjes, dhe gjatë këtij bashkëpunimi ka hasur në shumë probleme të funksionimit të këtij bashkëpunimi, por, mbi të gjitha kemi treguar kujdes dhe urtësi krahas interesave të vendit dhe nevojës së një qeverie ndryshe nga ato të mëhershmet. 

Të njëjtin durim dhe urtësi ka qenë dashur të dëshmojnë edhe dy partitë politike në qeveri dhe në këtë kohë të vendosin interesin e vendit para çdo interesi tjetër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...