Greqia forcon mbrojtjen, 15 mijë dronë në vit mes tensioneve me Turqinë

Më datë:

Në një vizitë në Ksanthi në krahinën e Trakës pranë kufirit me Turqinë, ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka deklaruar se Greqia synon të prodhojë deri në 15 mijë dronë në vit, në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura dhe përshtatjes së tyre me mënyrën e re të zhvillimit të luftërave.

Dhendias ka inspektuar njësinë ushtarake që prodhon mjetet ajrore pa pilot dhe ka theksuar se ushtria greke ka sot kapacitet për të prodhuar rreth 5 mijë dronë në vit. Por sipas tij, me përfundimin e fabrikës së re 309, që pritet të përurohet në dhjetor, kapaciteti do të trefishohet, duke arritur në 15 mijë dronë në vit. Këtu nuk përfshihet prodhimi i kompanive private të industrisë greke të mbrojtjes.

Athina e paraqet këtë si një ndryshim të madh krahasuar me fundin e vitit 2023, kur Forcat e Armatosura dispononin vetëm dy dronë të kategorisë HERON dhe 252 mjete fluturuese të prodhimit industrial që nuk ishin fort konkurruese.

Tashmë dronët nuk përdoren më vetëm për vëzhgim dhe zbulim, por mund të kenë edhe rol sulmues, ndërsa paralelisht duhet të zhvillohet mbrojtja kundër dronëve të një vendi që mund të kërcënojë Greqinë, ka thënë ai, pa përmendur emrin e ndonjë shteti.

Në të njëjtën kohë, ushtria greke po ndërton 522 fortifikime të reja, të cilat parashikohet të përfundojnë deri në vitin 2030.

“Dronët na japin mundësi vëzhgimi dhe zbulimi, por edhe mundësi për veprim sulmues. Por kjo nuk mjafton. Ekziston edhe nevoja për të mbrojtur personelin tonë nga mjete të ngjashme që mund të disponojë një vend që kërcënon Greqinë”, deklaroi Nikos Dhendias, ministër i Mbrojtjes.

Deklaratat e Dhendias marrin një peshë të veçantë për shkak të vendit ku u bënë dhe klimës së fundit në marrëdhëniet greko-turke. Vetëm një ditë më parë, Athina i dorëzoi Ministrisë së Jashtme turke një notë zyrtare proteste për deklaratat e Ankarasë mbi Egjeun dhe për dy parqet detare të shpallura nga Turqia.

Greqia i cilëson pretendimet turke pa bazë ligjore dhe thotë se parqet nuk mund të prodhojnë efekt juridik në zonat që ajo i konsideron pjesë të shelfit kontinental grek.

Tensionet janë rritur edhe pas paralajmërimit të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan, i cili i kërkoi Greqisë t’i japë fund militarizimit të ishujve të Egjeut, duke deklaruar se Ankaraja “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme” për të mbrojtur ato që i konsideron të drejtat e saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Autorët e vrasjes në Mirditë ikën nga Rruga e Kombit, policia dyshon për bashkëpunëtor

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati...

Berisha niset sot drejt SHBA-ve, kalon oqeanin pas 14 vitesh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha niset sot, 4...

Trump çon në Gjykatën Supreme betejën për votimin me postë

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme...

Dyert e GJKKO-së mbyllen për mediat, Avokatia mblidhet më 8 shtator

Mbas mbylljes së dyerve për mediat nga Gjykata e...