GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një anije udhëtarësh në Kretë të Greqisë.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në anijen e quajtur Blue Horizont.
Deri më tani, raportohet për 4 të plagosur.
Anija ‘Blue Horizont bën linjën Kretë-Pire.
Shpërthimi ndodhi në një kazan kaldaje avulli që shërbente për kuzhinën dhe dushet e tragetit.
4 të plagosurit kanë plagë diegije, një 30 vjeçar është në gjendje më të rende.
Trageti Blues Horizon kishte mbërritur në portin e Heraklios në Kretë në orën 06.00 të mëngjesit dhe kushte shkarkuar.
Aksidenti ndodhi në momentin që në bord ndodheshin ekipet e pastrimit.
Kompania që ka në pronësi tragetin,njoftoi se ka marrë masat për ndihmën mjekësorë të të plagosurve,ndërsa roja bregdetarë njoftoi se nuk do të lejojë udhëtimin e tij,deri në gjetjen e shkakut të shpërthimit.


