13.5 C
Tirana

Grenell kërkon të hiqet taksa ndaj Serbisë, pa reciprocitet

Më datë:

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka paralajmëruar kundër Serbisë.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.

“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar një prononcim edhe nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por deri më tani nuk është dhënë asnjë përgjigje.

Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit 2018.

Kurti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit javën e kaluar, ka thënë se kjo masë do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë dhe se reciprociteti do të zbatohet “në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik”.

Zotimi i Kurtit për heqjen e taksës – e cila është bërë shkak i bllokimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë – ka nxitur reagime të ashpra nga opozita në Kosovë.

Kjo ka bërë që Grenell t’i drejtohet Kadri Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjektit më të madh opozitar – javën e kaluar, duke i thënë se “taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet” dhe se Kurti “ka të drejtë në këtë drejtim”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pushtetit ekzekutiv

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi...

Vengu takime me homologë në Mynih, në fokus siguria dhe mbrojtja kolektive

Konferenca e Sigurisë së Mynihut vijon të mbetet një...

Rama: Raportet e Këshillit të Europës evidentojnë nivelin e lartë të paraburgimeve

Kryeministri Edi Rama siguroi se mazhoranca që ai drejton...