BE takim të jashtëzakonshëm për koronavirusin, ja kur do mbahet

Më datë:

Bashkimi Evropian do të mbajë të enjten një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, së bashku me një të dërguar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të diskutuar rreth shpërthimit të koronavirusit të ri në Kinë.

Deri më tash, vetëm rreth 30 raste me koronavirus janë regjistruar në Evropë, por OBSH-ja ka paralajmëruar se rastet jashtë Kinës mund të rriten shpejt.

“Tani është koha për të bashkuar forcat për ta ndaluar këtë epidemi”, tha komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç.

Ministrat e BE-së pritet t’i diskutojnë mënyrat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Javën e kaluar, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka sugjeruar se Evropa duhet t’iu vendosë kufizime udhëtarëve nga Kina.

Por, për një masë të tillë duhet të pajtohen të 27 vendet anëtare të BE-së.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, ka vrarë mbi 900 njerëz.

Rreth 40,000 janë infektuar në Kinë dhe rreth 350 jashtë saj.

Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Aktualisht nuk ka vaksinë për të./REL/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Unazën e Madhe, makina përmbyset pas aksidentit me fadromën

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe,...

Punimet në Tiranë-Durrës, Karakaçi: Do ta mbyllim projektin më herët se parashikimi

Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet më fazën e tretë...

Kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap...

Lamallari: Dëmi nga zjarret këtë vit është i pallogaritshëm, forcohet Policia Mjedisore

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi...