9.5 C
Tirana

Granit Xhaka: Sfida me Kosovën, speciale!

Më datë:

Kombëtarja e Kosovës do të luftojë për një vend në kualifikueset e Kupës së Botës të vitit 2026 me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë. Për kapitenin e helvetëve, Granit Xhaka, kjo do të jetë një përballje speciale.

Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”, ishte reagimi i Xhakës, raporton zvicerania ‘Blick’.

Kjo do të jetë hera e dytë që “dardanët” do të përballen me Zvicrën në grupet kualifikuese për një turne ndërkombëtar. Sfidat e mëparshme në kualifikueset e Euro 2024 u mbyllën në barazim.

Edhe trajneri i Zvicrës Murat Jakin e shikon Kosovën si një rival të vështirë. Në reagimin e tij ai vuri në dukje faktin se “helvetët” nuk kanë fituar kurrë kundër “dardanëve” në tri takimet të luajtura.

Por objektivi i Zvicrës është kualifikimi për në Botërorin 2026 dhe fakti që grupi B ka katër ekipe do t’u japë mundësi atyre që të kenë më shumë kohë të përgatiten.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...