Policia e Krujës ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me grabitjen e një furgoni mallrash në Thumanë.
Sipas policisë shoferi i furgonit ka bërë denoncimin në polici duke thënë se tre persona, të paidentifikuar ende duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrae që transportonte banane.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejs së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
NJOFTIMI
Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane. Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejs së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


