12.5 C
Tirana

‘Goditje e merituar ndaj regjimit të Ajetullahve/ Berisha përshëndet eleminimin e gjeneralit Soleimani

Më datë:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sulmin e forcave amerikane ndaj autokolonës së makinave të Forcave Popullore të Irakut në aeroportin e Bagdatit që la të vrarë komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, si edhe një tjetër drejtues të ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis.

‘Kasem Sulejmani, një nga figurat kryesore të terrorizmit botëror mori atë që meritonte! Kjo është fitore e paqes! Të dashur miq, forcat speciale të SHBA, me urdhër të presidentit Trump asgjësuan mbrëmë fizikisht, duke e goditur nga një dron makinën e tij, kryeterroristin e forcave të armatosura të rregjimit terrorist të Iranit, komandantin famkeq të Kuds Force, Kasem Sulejmani.

Përshëndes këtë akt si një goditje të merituar ndaj rregjimit diktatorial të Ajetullahve që vetëm javët e fundi ekzekutoi në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të vendit mijra demostrues paqësorë dhe që është mbështetje kryesore e regjimeve kriminale të Lindjes së Mesme, kërcënim kryesor për paqen, stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik. Sb’-shkruan Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpallen rezultatet përfundimtare në Kosovë, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot, 31...

Çfarë shkakton migrenën

Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke, por një...

Njihuni me shkallët me të frikshme në botë, ndodhen në Japoni!

Një shkallë jashtëzakonisht e pjerrët dhe e ngushtë në...

Pak para prezantimit, zbulohet se si do duket Samsung Galaxy S26

Jemi më pak se një muaj larg prezantimit zyrtar...