12.5 C
Tirana

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, Cakaj: Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit

Më datë:

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, është dënuar ashpër edhe nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social twitter, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Ndër të tjera, Kryediplomati Cakaj ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet t’i adresohen dialogut.

Postimi i plotë i Cakaj:

Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Organizonin baste sportive online, arrestohen 4 shtetas

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas për organizmin...

Gjylameti: Projektbuxheti 2025, mbështetje sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të zgjedhjeve

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti paraqiti sot në seancën...

Shalsi: I ashtuquajturi rikthim i Berishës, konfirmim i dështimit të tij politik

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, njëherësh edhe...

Trump emëron biznesmenin miliarder Warren Stephens si ambasador në BM

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të...