Në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillohet gjyqi për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Raportohet se prej 6 orësh po mbahet me dyer të mbyllura seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit.
Burimet thonë se Beqaj ka kërkuar pushimin e akuzës, që i ngarkon veprën penale ‘shpërdorim detyre’.
Procesi vijon ende ndërsa kanë folur edhe të akuzuarit e tjerë.
Parashikohet që palët të përfundojë pretendimet dhe më pas të ketë një mbyllje të gjykimit”.


