Gjykata supreme nuk i jep të drejtë Presidentit Trump

Më datë:

Ata që njihen si “dreamers”, apo ëndërrimtarët, kanë përshëndetur vendimin e gjykatës supreme amerikane, që refuzoi përpjekjen e presidentit Donald Trump, për ti dhënë fund programit që mbron emigrantët pa dokumente që kanë hyrë në SHBA, kur kanë qenë minorenë.

Sipas tyre, gjykata supreme vendosi të qëndronte në anën e duhur të historisë, kur bllokoi lëvizjen e administratës Trump për ti dhënë fund programit të erës Obama, që mbronte emigrantët e rinj të hyrë ilegalisht në SHBA kur ishin fëmijë, nga deportimi.

Në vendimin e gjykatës për rreth 650,000 imigrantë të rinj thuhet se ata mund të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në SHBA pa pasur frikë nga deportimi. Megjithatë, në vendimin e Gjykatës Supreme, këtyre të rinjve nuk iu garantohet se do të mund të përfitojnë shtetësinë amerikane. Presidenti Trump menjëherë ka reaguar pas këtij vendimi, duke thënë se gjykata ka lëshuar “vendime të tmerrshme” kundër Republikanëve dhe konservatorëve.

Në shtatorin e vitit 2017, administrata Trump deklaroi se do t’i jepte fund programit të ashtuquajtur DACA, që mbron të rinjtë imigrantë, që janë pa dokumente. Ky ishte edhe njëri ndër premtimet e Trumpit gjatë fushatës zgjedhore. Paraardhësi i Trumpit, Barack Obama kishte prezantuar skemën DACA përmes një urdhri ekzekutiv më 2012, pasi Kongresi amerikan për vite me radhë kishte dështuar të miratonte një reformë mbi imigrimin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...