Gjykata lë në burg Adjola Lakrën, avokati: E vërteta qenka shpifjet në gazeta

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën “arrest me burg” për vajzën nga Berati, Adjola Lakra e cila po hetohet në rolin e ndihmëses në vrasjen për gjakmarrje të pak ditëve të Hekuran Billës, ngjarje për të cilën qëndrojnë tashmë në burg edhe shtetasit Sebastjano Mali dhe Viktor Marku, përkatësisht nipi dhe vëllai i Prelë Markut, të ekzekutuar në 2006 në Angli nga Billa.

Avokati i saj në një prononcim për mediat tha se ajo është mbajtur në burg thjesht për shkak të helmimit që i është bërë opinionit, nga të pavërtetat, siç tha.

“E vërteta me sa duket nuk është as ajo që ka ndodhur dhe as ajo që provohet. E vërteta qenkan shpifjet që publikohen në gazeta. Vajza nuk i ka thënë kurrë ato që nxirrni ju. Shumë shpejt kur të dalë e lirë do flasim prapë. Sot ajo ngeli në burg për shkak të helmimit që i është bërë opinionit. I vetmi moment mëkat mund të them është fatkeqësia që përpara se të njihte viktimën ka njohur një prej të dyshuarve. Ajo po hetohet në rolin e ndihmës por do ta kuptoni që as këtë rol nuk e ka”,- tha ai.

Po sipas tij, nuk ka prova që të faktohet akuza ndaj vajzës. “Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sinqerta. S’ka pasur dijeni për rastin, s’ka qënë në dijeni se kishte gjakmarrje në mes. Ditën e ngjarjes ajo s’ka telefonuar njeri, por e kanë telefonuar. U garantoj që asnjëherëe as e ka ditur as është paguar. Njohja me Billën është bërë nëpër rrjetet sociale. Por nuk do them gjë më shumë, pasi nëse vazhdoj mund të cënoj hetimin”,- tha ai.
Por pavarësisht kësaj, në dosjen e përpiluar nga Prokuroria, të siguruar për “BalkanËeb” nga gazetarja Klodiana Lala ka dyshime të forta se vajza e ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Adjola disa kohë më parë është njohur dhe ka krijuar lidhje intime me Sebastjano Malin, nipin e viktimës të ekzekutuar Billa. Ajo jetonte në të njejtin pallat me të, frekuentonte kafen edhe parukierinë e nënës së tij. Kanë qëndruar bashkë për ca kohë. Rezulton më pas se nga llogaria e saj në Instagram i ka bërë ftesë Billës, ka komunikuar me të. Pasi Billa doli nga burgu janë takuar te një qendër tregtare, e takonte vetëm aty. Natën e ngjarjes ajo ka pranuar se e ka telefonuar Billa dhe ka shkuar ta takonte tek i njëjti vend.

Prokuroria dyshon se vajza në mënyrë indirekte iu ka dhënë ndihmë autorëve të dyshuar se iu ka lejuar të gjurmojnë llogarinë e saj në Instagram për të kuptuar më pas lëvizjet e Billës. Ajo ka refuzuar të japë shpjegime sot por ka mohuar të ketë bashkëpunaur me ta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi