Gjykata ka vendosur masën e sigurisë për tre të arrestuarit e operacionit anti-drogë “Agimi”, që u zhvillua disa ditë më parë në zonën e Krujës.
Togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Asllan Deliun dhe Marsel Locin, ndërsa ka lënë në arrest shtëpie Eldi Kacelin.
Kujtojmë që disa ditë më parë, RENEA dhe FNSH zhvilluan kontrolle të shumta në banesa dhe pyje, me qëllim zbulimin e parcelave me kanabis.
Ndërkohë në dy ditët e para u arrestuan 16 persona.
Në pranga u vënë: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.
Në operacionin ku u përfshinë edhe Forcat RENEA, u kryejnë kontrolle në sera, magazine, banesa në zona të pyllëzuara, ku në përfundim u sekuestruan afro 20 mijë rrënjë kanabis.
Në përfundim të operacionit të koduar “Agimi” blutë shpallën gjithashtu në kërkim 24 persona dhe proceduan në gjendje të lirë tre të tjerë.


