Gjykata kundër Barçës, por Dani Olmo i del në krah, spanjolli nuk “arratiset”

Më datë:

Në kulmin e krizës që i ka mbërthyer, Barcelona duhet të bëjë llogaritë edhe me çështjen “Dani Olmo”. Gjykata spanjolle doli me një vendim kundër ekipin blaugrana duke mos i dhënë të drejtë për të federuar mesfushorin spanjoll. Barcelona ka kohë deri më 31 dhjetor për të plotësuar dokumentacionin e duhur për të federuar blerjen e tyre të bujshme, në të kundërt nga 1 janari Dani Olmo është i lirë të transferohet në çdo klub tjetër.

Të gjendur përballë një fakti të tillë, Barcelona ka apeluar menjëherë vendimin dhe me 30 dhjetor do të mbahet një tjetër seancë gjyqësore. Për fat të mirë, në këto moment të vështirë, Barcelona ka në krah lojtarin pasi sipas mediave spanjolle Olmo dhe përfaqësuesit e tij i ka konfirmuar besnikëri klubit që në verë investoi 55 milionë euro për ta blerë nga Leipzig.

Olmo është një investim i rëndësishëm për Barcelonën, një lojtar që në sezonin e tij të parë me fanellën e Barçës ka realizuar 6 gola në 15 ndeshje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kosova rrezik për humbjen e fondeve të BE-së

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka...

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

Policia e Shtetit vijon operacionin e koduar “Fati i...

Trump rikthen presionin ndaj Kubës, reagim i fortë nga Havana

Qeveria e Kubës ka reaguar ashpër ndaj sanksioneve të...

“U shit në burg”, Berisha akuza të forta për Salianjin: Ha dreka e darka me kriminelë

Kryetari i PD-së Sali Berisha po zhvillon sot në...