Gjykata cakton ‘arrest shtëpie’ për Elvis Kosovën, lë në burg shtetasin turk

Më datë:

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e “arrest shtëpiak” për Elvis Kosovën, ndërsa “arrest në burg” u caktua për shtetasin turk Yucehan Er, për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro.

Avokati Kosovës ka pretenduar se klienti i tij është mashtruar nga shtetasi turk pasi e ka blerë automjetin tip Audi kundrejt pagesës dhe nuk e dinte që ishte i vjedhur.

Të njëjtat masa kërkoi dhe prokuroria për dy të arrestuarit. Shtetasi turk ka kërkuar kohë të japë shpjegime dhe do te sqaroje pozitat e tij në një moment të dytë.

Sipas policisë, automjeti ishte marre me qira në Gjermani dhe shtetasi turk ka bërë kallëzim që ia kanë vjedhur në një hotel në Tiranë, por ka pranuar se ka qene pjese e një skeme mashtrimi dhe për ketë do të merrte një shumë që varion nga 5-10 mije euro.

Kujtojmë që Elvis Kosova është një personazh i njohur në rrjetet sociale për makinat luksoze që ai posedon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...