GJKKO liron nga arresti i shtëpisë kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi

Më datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa arrest në shtëpi, kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin si dhe nënkryetarin Abedin Kërnaja. Ata po hetohen për shpërdorim detyre.

Togat e zeza vendosën detyrim paraqitje një herë në muaj për ta.

Sipas avokatëve ndaj Byberit dhe Kërnajës kishte mbaruar afati 6-mujor i masës së sigurisë duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Mimoza Margjekës.

Gjatë seancës gjykata i la detyra prokurorit të çështjes të pyesë ekspertët të cilët kanë përcaktuar dënimin e shkaktuar nga hapja e një rruge në Bashkinë e Tropojës.

Sipas prokurorisë, drejtuesi i bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugës me gjatës 3.2 kilometra, e cila në pjesën dërrmuese kalonte nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrit të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës.

Pokuroria thotë së “Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”.

Nga këto veprime dhe mosveprime, sipas SPAK është shkaktuar një dëm prej mbi 277 milionë lekë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...