Gjirokastër: Punonjësi i komunales përfundon te Trauma pas një rënie tragjike

Më datë:

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë punonjësi i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet në Gjirokastër, me inicialet D.K., 55 vjeç, i cili ishte plagosur rëndë pas një aksidenti në vendin e punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 mars, në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës, ku punonjësi u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve për pastrimin e objektit, i cili ishte sekuestruar nga banka. Si pasojë e rënies, ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës, ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit arrestoi tre persona, të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, drejtuesi i institucionit, shtetasi Adriatik Onjea, akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Sipas burimeve, menjëherë pas ngjarjes ai është larguar drejt shtetit fqinj Greqi dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy përgjegjësit teknikë, shtetasit P.C. dhe A.B., ndërsa për shtetasin A.L., me detyrë brigadier, është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Kamza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë....

Krepa në furrë

Përbërësit: 500 ml qumësht 200 gr miell 30 gr sheqer 10 gr gjalpë...

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit...

Toni Gogu: Projektligji i amnistisë prek 380 të dënuar për lirim të menjëhershëm

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin...