18.5 C
Tirana

Gjiknuri: Shqipëria ka nevojë për ligj më të mirë për financimin e partive

Më datë:

Në kuadër të 30-vjetorit të partneritetit të Shqipërisë me Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit me Komisionin e Venecias, u zhvillua sot një tryezë e përbashkët mbi reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare.

Në këtë takim, nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, theksoi rëndësinë e një reforme të mirëfilltë që adreson financimin e partive politike në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë ligj të standardeve më të mira sa i përket financimit të partive politike”, u shpreh Gjiknuri, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e transparencës dhe llogaridhënies në këtë proces jetik për demokracinë.

Ai shprehu besimin se ndihma e institucioneve ndërkombëtare do të jetë vendimtare për realizimin e kësaj reforme, që duhet të përmbyllet shumë kohë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

“Shpresojmë që të kemi mbështetje nga ODIHR, edhe nga Këshilli i Europës apo Komisioni i Venecias, që në kohë të kemi një produkt që i shërben stabilitetit zgjedhor”, tha Gjiknuri, duke nënvizuar se reforma duhet të mos jetë e nxituar, por e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e një qasjeje graduale, ku çdo hap përpara në drejtim të përmirësimit të sistemit zgjedhor është i rëndësishëm për konsolidimin demokratik të vendit.

“Ne duhet ta nisim edhe me një hap të vogël. Kauza më e madhe është stabiliteti i vendit dhe bërja përpara hapa në demokraci”, u shpreh ai.

Tryeza përmbylli punimet me angazhimin për të vijuar dialogun politik dhe teknik për të garantuar një proces zgjedhor më të drejtë, më transparent dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...