Gjermania, muajin e ardhshëm organizon konferencën vijuese për Libinë

Më datë:

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm vendi i tij do të organizojë konferencën vijuese për bisedimet e paqes në Libi.

Duke folur para gazetarëve para takimit të kryediplomatëve të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Maas tha se konferenca e Berlinit mbi Libinë ishte e suksesshme me marrëveshjen mbi hapat e reja për të mbështetur armëpushimin dhe për të zbatuar embargon e armëve.

“Ne kemi vendosur të thirrim një konferencë vijuese në fillim të muajit shkurt në nivelin e ministrave të Jashtëm”, tha Maas.

Ai shtoi se tani përpjekjet do të përqendrohen në arritjen e një armëpushimi të përhershëm në Libi.

Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, një ajo e komandantit ushtarak Khalifa Haftar me qendër në lindje të Libisë dhe i mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuar Arabe ndërsa tjetra ajo e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) në kryeqytetin Tripoli, e cila gëzon njohjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe atë ndërkombëtare.

Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit të kaluar, si pasojë e të cilës kanë humbur jetën mbi 1 mijë persona.

Më 12 janar, palët e konfliktit njoftuan një armëpushim në përgjigje të thirrjes së përbashkët të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe atij rus, Vladimir Putin. Por, bisedimet e javës së kaluar në Moskë për një marrëveshje të përhershme të armëpushimit përfunduan pa sukses, pasi Haftari u largua nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen.

Dje në Berlin, Haftari pranoi të caktojë anëtarët në një komision ushtarak të propozuar nga OKB-ja, me pesë anëtarë nga secila palë për të monitoruar zbatimin e armëpushimit./AA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...