4.5 C
Tirana

Gjermania dënon sulmet e regjimit të Asadit në Idlib

Më datë:

Berlin

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka dënuar sulmet e ndërmarra në Idlib të Sirisë nga regjimi i Bashar al-Assadit, (AA).

Zëdhënësi i ministrisë, Rainer Breul, në një konferencë për media në Berlin ka vënë në dukje se janë thellësisht të shqetësuar nga rritja e tensionit në Idlib.

“Dënojmë në mënyrën më të ashpër sulmet e regjimit në Idlib”, tha Breul duke theksuar se fillimisht kërkojnë zbatimin sa më parë të një armëpushimi.

Breul tha se nga palët kërkojnë uljen e tensioneve. “Në këtë kuptim jemi të kënaqur nga bisedimet e kryera dhe ato që do të kryhen mes Turqisë dhe Rusisë. Përparësia duhet të jetë parandalimi i katastrofës njerëzore. Këtu regjimi i Asadit dhe Rusia kanë një përgjegjësi të veçantë”, shtoi Breul.

Ndërsa ndaj pyetjes se “çfarë përpjekjesh tregon Gjermania dhe Bashkimi Evropian (BE) për pakësimin e tensionit në Idlib?”, Breul u përgjigj se Gjermania nuk është e përfshirë në konfliktet e përjetuara në Idlib, por se ajo ka ndërmarrë aktivitete të ndihmës humanitare.

“Ne kryejmë bisedime përveç regjimit të Asadit me të cilin nuk kemi asnjë kontakt. Këtu zhvillojmë bisedime me Rusinë e cila mbështet regjimin. Sigurisht që kryejmë bisedime edhe me palën turke”, njoftoi Breul.

Më tej, Breul shtoi se njerëzit në rajon ndodhen në situatë të vështirë dhe se rritja e tensionit nuk është një gjë e mirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...