Gjermani: Gati udhëtimet, por nuk përmend Ballkanin

Më datë:

Qeveria gjermane synon të heqë paralajmërimin për udhëtimin nga 15 qershori për turistët nga 31 vende europiane, nëse zhvillimi i pandemisë e lejon këtë, sipas informacioneve të mediave.

Krahas 26 vendeve partnere në BE, kjo parashikohet të vlejë për Britaninë e Madhe dhe katër shtete të zonës Shengen, jo anëtare të BE, Islanda, Norvegjia, Zvicra, Lichtenshtajn.

Të dhënat janë pjesë e një dokumenti që do të rregullojë kriteret për turizmin brenda europian e që mund të miratohet në mërkurën në mbledhjen e qeverisë gjermane, shkruan dpa.

Por ende ka pyetje të hapura, si për shembull si do të veprohet me vendet e treta, me të cilat ekziston kufizimi i udhëtimit deri në 15 qershor, e mes tyre ka vende që janë shumë më pak të prekura nga pandemia se Gjermania, ku përfshihet edhe Ballkani.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maase e shpalli paralajmërimin e udhëtimit në 17 mars, një hap ky unikal.

Deri tani paralajmërimet për udhëtime lëshoheshin vetëm për vende me rrezikshmëri të lartë sidomos në zonat e luftës, Siri apo Afganistan. Heqja e paralajmërimit të udhëtimeve parashikohet të bëhet në kohën e duhur para periudhës së pushimeve të verës. Në dokumentin e Ministrisë së Jashtme thuhet, se qëndrimi orientues është “rigjallërimi i turizmit si për udhëtarët ashtu edhe ekonominë gjermane të turizmit dhe stabilitetin ekonomik të vendeve destinacion”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...