GJENEVË – Ghebreyesus: Tërheqja amerikane nga OBSH është humbje për të gjithë

Më datë:

Sot shënohet një vit që kur presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), vetëm disa orë pas marrjes së detyrës.

Sipas marrëveshjes mes SHBA-së dhe agjencisë së OKB-së me seli në Gjenevë, tërheqja hyn zyrtarisht në fuqi sot, pasi u përmbush periudha e detyrueshme njëvjeçare e njoftimit.

Teorikisht, një nga kushtet e parashikuara në marrëveshje për t’u tërhequr nuk është përmbushur, pasi SHBA nuk i ka paguar plotësisht kontributet financiare siç ishte rënë dakord.

Megjithatë, OBSH-ja nuk ka mjete për të kërkuar pagesën apo për të refuzuar tërheqjen.

“Shpresoj që SHBA ta rishqyrtojë vendimin dhe të rikthehet në OBSH,” tha në Gjenevë drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se nga ky hap humbasin të gjithë.

“Tërheqja është humbje për SHBA-në dhe gjithashtu humbje për pjesën tjetër të botës,” tha Tedros, duke theksuar se çështja nuk ka të bëjë me paratë, por me bashkëpunimin dhe solidaritet.

Pakënaqësia e Trumpit me OBSH-në daton që nga pandemia e koronavirusit.

Ai u përpoq ta nxirrte SHBA-në nga organizata gjatë mandatit të tij të parë. Por, pasardhësi i tij, Joe Biden, u bë president para se të përfundonte afati njëvjeçar dhe e anuloi urdhrin e Trumpit.

Trump e akuzon OBSH-në për keqpërdorim fondesh dhe për menaxhim të dobët të pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj...

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...