Gjendet i pajetë në banesën e tij 67-vjeçari nga Kuçova, ja çfarë dyshon policia

Më datë:

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Kuçovë. Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se viktima është 67-vjeçari Bardhyl Ali, i cili jetonte vetëm me gruan.

Ka qenë kjo e fundit, që ka gjetur bashkëshortin e saj të pajetë në banesë, duke njoftuar menjëherë policinë.

Uniformat blu dhe ekspertët kanë mbërritur në banesë dhe kanë nisur hetimet, ku nga të dhënat e para dyshohet për vdekje natyrale, pasi mendohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak.

Viktima jetonte në lagjen “1 Maji”, të qytetit të Kuçoves, vetëm me gruan, pasi djali i tij jeton në Angli, ndërsa vajza në Tiranë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton konsumatorët për praninë...

I akuzuar si pjesë e grupit të “Visit të Pojës”, Ervis Deti kthehet në Shqipëri

Ervis Deti, pjesë e grupit të Visit të Pojës...

Shqipëria në fokus në Zyrih, Gonxhja: Prioritet tërheqja e kapitalit dhe talenteve

Ministri Blendi Gonxhja ka marrë pjesë sot në 9...

“Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh drejtuesit politikë të PS-së

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Vilën e Kuqe,...