Gjenden në Malajzi sende prej guri që datojnë para 17 000 vitesh

Më datë:

Në shtetin Kedah, në veri të Malajzisë, janë gjetur objekte prej guri për të cilët mendohet se datojnë para 17 000 vitesh.

Sipas medieve malajziane, në gërmimet arkeologjike në shpellat Kelambu, Tembus dhe Akar në qytetin Baling të shtetit në fjalë, që janë duke u zhvilluar që nga viti i kaluar, janë gjetur objekte artizanale që i përkasin periudhës parahistorike.

Objektet e gjetura janë dërguar për studime të mëtejshme në Institutin e Botës Malajziane dhe në Departamentin e Gjeologjisë së universitetit ”Malaya”.

Sipas vlerësimeve të para mendohet se objektet prej guri janë para 17 000 viteve, të periudhës së paleolitit.

Zyrtarët malajzianë njoftuan se gërmimet në rajon do të vazhdojnë ndërsa brenda muajit shkurt mund të gjenden edhe objekte të reja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ramazani i solidaritetit: vazhdon shpërndarja e shportave ushqimore 🌙

Shpresa dhe solidaritet në Ramazan: 640 familje përfitojnë nga...

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...